E Diel, 1 Nëntor 2026

Guatemale denohen 5 anetare paramilitare me 7 710 vite burg

Pesë ish-anëtarë të paramilitarëve të krahut të djathtë në Guatemala janë dënuar me 7710 vite burg, për rolin e tyre në masakrën e vitit 1982. Ata u akuzuan per drejtimin e ushtrinë Plan de Sanchez, një komunitet rural në veri të vendit e kanë marrë marrë pjesë në vrasjen e grave dhe fëmijëve. Rreth 250 mijë perona u vranë gjatë luftës civile në Guatemala nga vitet 1960-1996. Gjykatësja, Jazmin Barrios tha se në masakrën në fjalë u vranë 256 persona dhe pesë burrat u dënuan me 30 vjet për çdo vrasje.
Dënimi në fjalë është më shumë simbolik, duke qenë se të gjithë të dënuarit do të vuajnë nga 50 vjet secili, dënimi maksimal që lejon ligji në vend.
Në vitin 2004, Gjykata Amerikane e të Drejtave të Njeriut gjeti përgjegjës Guatemalën për vrasjet në Planin de Sanchez dhe kërkoi që të hetojë rastin dhe të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës. Javën e kaluar, një ish-ushtar nga Guatemala u dënua me 6,060 vjet burg për rolin e tij në një masakrën e 201 personave në fshatin Dos Erres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›