E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohen Forcat e Bashkuara Maqedonase

Forcat e Bashkuara Maqedonase (MOS)

Ithtarë të MOS

Forca të MOS

Maqedonasit u kanë kundërpërgjigjur shqiptarëve me formimin e forcave paramilitare. MOS (Makedonski Obedineti Sili) organizohet pas lajmeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ithtarë të MOS kanë nisur të shpërndarjen deklaratë ku bëjnë thirrje për mbrojtje nga shqiptarët dhe radikalizmit islamik.

MOS është e zgjuar dhe në çdo moment do të reagojë kur do të rrezikohen interesat maqedonase.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë nuk ka reaguar hapur ndaj këtij grupimi paramilitar dhe kërcënues për paqen në vend. Profili i saj vijon të jetë i pranishëm në faqe të ndryshme të internetit dhe se shihen udhëheqësit e këtij formacioni.

Zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski ka deklaruar se nuk ka ndonjë denoncim se dikush rrezikohet nga ta dhe se në MPB nuk ka ndonjë komunikatë nga MOS. Ai ka nënvizuar se nuk mund të ndalojnë pjesëtarë të kësaj organizate, duke parë vetëm fotografi, që sipas tij mund të jenë të vjetra dhe bëhet fjalë për persona që nuk kanë bërë asnjë vepër kriminale apo penale. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›