Francë, bien akuzat kundër Kahn
PARIS- Rrëzohen akuzat kundër ish shefit t FMN-së Dominik Stros Kahn- Prokurorët francezë njoftuan sot se kanë arkivuar çështjen për shkak të tejkalimit të afateve.
Sipas një njoftimi për mediat, prokuroria njeh aktet seksuale, por duke thënë se çështja është shumë e vjetër për tu ndjekur penalisht. Muajin e kaluar Stros Kahn u përball me shkrimtaren franceze Tristane Banon e cila e akuzonte se kishte tentuar ta përdhunonte 8 vjet më parë. Konfrontimi, u organizua nga policia e Parisit për të vendosur nëse çështja do të vazhdonte apo jo.
Shkrimtarja 32 vjecare akuzonte ish- ministrin e Financave 62 vjecar se tentoi ta sulmonte seksualisht në një apartament të Parisit në vitin 2003, ndërsa ajo po e intervistonte.
Ish shefi I FMN-së Strauss-Kahn u rikthye në Francë në muajin shtator pas rrëzimit të akuzave për sulm seksual nga një punonjëse hoteli në Nju Jork. Akuzat ranë për shkak të dyshimeve ndaj versionit të dhënë nga paditësja.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)