Kukan: Shqipëria humbi edhe një tjetër vit për shkak të ngërcit politik
BRUKSEL- Shqipëria humbi edhe një tjetër vit vlereson Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian, për Europën Juglindore.
Zyrtatri i lartë i PE, në një intervistë për Deutsche Welle-n, vlerëson se mungesa e dialogun ndërmjet palëve është edhe arsyeja pse Shqipëria e humbi statusin e vendit kandidat edhe për këtë vit.
“Drejtuesit politikë të Shqipërisë nuk janë të përfshirë në dialogun politik, përmes të cilit do të gjendeshin zgjidhje për t'i dhënë fund krizës dhe stanjacionit të gjatë politik. Kjo mungesë dialogu është arsyeja kryesore që Shqipëria nuk po shënon progres. Në të njëjtin konkluzion ka arritur edhe KE, në raportin e tij, të publikuar dje”,- vlerëson Kukan.
Kukan propozon që politika shqiptare të ndjekë rrugën e politikës europiane në bazë të të cilëve qëndron rruga e dialogut dhe e kompromisit për zgjidhjen e momëmarrëveshjeve.
“Se çfarë qëndron pas këtij qëndrimi kokëfortë të dy partive kryesore, nuk mund ta di. Ajo që di është, që partia qeverisëse ka ofruar shumë propozime të cilat janë refuzuar nga partia opozitare dhe po kështu ka bërë së fundmi edhe kreu i opozitës, Edi Rama, por ende nuk ka një dialog politik mes tyte. Ndofta kjo situatë është pasojë e kulturës politike në Shqipëri. Kjo kulturë duhet të eci drejt kulturës politike europiane, e cila u jep zgjidhje pikpamjeve të ndryshme dhe mosmarrëveshjeve mes forcave politike përmes dialogut dhe kompromisit”,- propozon Kukan.
Kukan thekson se mesazhet për dialog i janë dërguar Shqipërisë prej një kohe të gjatë dhe se politikanët duhet ta kuptojnë se pa dialog ndërmjet tyre nuk mund të pretendojnë integrimin e vendit.
“Politikanet duhet te kuptojne përgjegjësinë që kanë ndaj popullit dhe vendit te tyre. Nëse ata duan që ta çojnë popullin dhe vendin drejt anëtarësimit në BE atëherë duhet të realizojnë në mënyrë reale dialogun politik. Pa dialog nuk shkohet para dhe kjo nuk eshte e ndershme ne raport me popullin shqiptar.”, -nënvizon Kukan.
Propozimet e fundit të opozitës ai i cilëson inkurajuese, por të pamjaftueshme përsa kohë parlamenti nuk ka ende një funksionim të qëndrueshëm.
"Duket se në Shqipëri ende nuk janë krejt të sigurtë që ky është funksionimi i qëndrushëm dhe jetëgjatë demokratik i Parlamentit. Ne duam prova që ky lloj funksionimi i Parlamentit të kuptohet. Ka sinjale të mira nga Shqipëria për Europën, se gjërat po ndryshojnë",- deklaroi Kukan.
Kukan e cilësoi të humbur këtë vit dhe bën apel që klasa politike të tregojë më tepër angazhim deri në tetor të 2012, kur është dhe progres-raporti i rradhës i Komisionit Europian.
(e.m/BalkanWeb)