Rinas, ndalohen 43 shtetas iranianë, udhëtonin pa viza
TIRANE- 43 shtetas iranianë janë ndaluar sot në Aeroportin Ndërkombëtar Rinasit në Tiranë. Policia e Rinasit bën me dije se gjatë kontrollit të shtetasve iranianë u vu re se ato nuk dispononin viza.
Sipas policisë kjo është edhe arsyeja pse shtetasit iranianë janë kthyer mbrapsht në shtetin e tyre.
Drejtori i Aviacionit Civil Ervin Mazniku ka paralajmëruar një mbledhje urgjente të institucionit që ai drejton në orën 18:00 të pasdites për të diskutuar rastin e 43 shtetasve iranianë dhe arsyeve pse ato udhëtonin në Shqipëri pa viza.
Në datat 14-16 tetor në Shqipëri mbahet kampionati botëror i mundjes për veteranët, ndërkohë mësohet se 43 iranianët do merrnin pjesë në këtë event sportiv dhe kjo është arsyeja pse ato kanë ardhur në vendin tonë.
Shtetasit iranianë mësohet të kenë ndjekur linjën ajrore Teheran-Stamboll-Tiranë, ndërkohë kompania e cila ka mundësuar udhëtimin e tyre është Turkish-Airlines.
BIBA: PRISNIM SPORTISTËT IRANIANË; AKTIVITETI DO VIJOJË
Kreu i Federatës së Mundjes Martin Biba ka verifikuar pjesmarrjen në aktivitetin sportiv të mundjes së sportistëve iranian. I pyetur për NEWS24 Biba deklaroi se Federata priste ardhjen e 65 sportistëve iranian, ndërkohë theksoi se aktiviteti do të zhvillohet normalisht pavarësisht precedentit të ndodhur me shtetasit iranianë.
“Prisnin ardhjen e 65 anëtarëve të Iranit. Sportistët do të konkurronin në 7 kategori. Kategoritë të moshave nga 35-70 vjeç. Aktiviteti do të vijojë normalisht”,- sqaroi Biba.
MTKRS: IRANI NUMRIN MË TË MADH TË MUNDËSVE
Minitria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar në lidhje me ndalimin e sportistëve iranian. Kjo ministri nënvizon se Irani në aktivitetin e mundjes për veteranët që do të mbahej në datat 14-16 tetor në Shqipëri, kishte numrin më të madh të mundësve, ndërkohë që jep shifrën prej 49 sportistësh që do merrnin pjesë në këtë aktivitet.
“Në Tiranë do zhvillohet kampionati i mundjes. Irani ka numrin më të madh të mundësve. Irani ekip me 49 sportistë”,- thuhett në reagimin e Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
POLICIA: GJOBË 13 MLN TURKISH-AIRLINES
Policia ka bërë me dije se menjëherë pas nsalimit të shtetasve iranianë në aeroportin e Rinasit, ka gjobitur komapninë ajrore Turkish-Airliness.
Gjoba e parashikuar për kompaninë ajrore me të cilën mësohet të kenë udhëtuar shtetasit iranianë pa viza është 13 mln lek të reja.
Kompania Turkish-Airliness, sipas policisë u gjobit për arye se ka mundësuar udhëtimin pa viza të 43 shtetasve iranianë nga shteti i Iranit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rinas, ndalohen 43 shtetas iranianë, policia: Nuk kishin viza