E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton futjen në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë

BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi sot një rezolutë ku bëhet thirrje që Bullgaria dhe Rumania të lejohen të jenë pjesë e zonës Shengen të BE-së.

Rezoluta e mbështetur gjatë një debati të mëparshëm nga deputetët e tre grupeve më të mëdha parlamentare në PE, thotë se Bullgaria dhe Rumania nuk duhet të jenë peng i populizmit dhe i bën thirrje shteteve anëtare të aprovojnë hyrjen e këtyre dy vendeve në Shengen vetëm në bazë të kritereve ekzistuese.

Rezoluta vjen si përgjigje e bllokimit të bërë nga Hollanda dhe Finlanda në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në 22 shtator.

Në rezolutë thuhet se dy vendet kanë implementuar plotësisht rregullat e Shengen-it, që janë dhe kushti i vetëm i anëtarësimit të tyre në zonën pa kufij të Bashkimit Europian
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›