E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, e vendosur për shkurtimin e buxhetit

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, deklaroi se qeveria e Greqisë është e vendosur të vazhdojë me zbatimin e masave të ashpra të kursimit, në mënyrë që vendi të shmangë moslikuidimin e borxhit, që do të mund të ndikonte në rajonin e Eurozonës.

Duke folur në takimin e Shoqatës Bankare ne Uashington, Venizelos tha se Athina do të vazhdojë të bëjë shkurtime të buxhetit, pavarësisht “kostos së lartë sociale dhe politike për popullin grek”.

Komentet e tij vijnë në kohën kur ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe inspektorët e Bashkimit Evropian pritet të shkojnë në Athinë, për të vlerësuar nëse kjo e fundit i ka përmbushur kushtet e nevojshme për këstin e ardhshëm të ndihmës, në vlerë prej tetë miliardë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›