E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, katër të vrarë në një shkollë hebreje

Nga sulmi i sotëm në qytetin e Tuluzës po ashtu janë plagosur disa persona. Një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është në kërkim të personit të armatosur, i cili sipas dëshmitarëve, ishte me një motoçikletë.

Ky sulm u bë pasi tre ushtarë u vranë nga të shtënat e ndara në këtë rajon, fundjavën e kaluar. Ka dyshime se edhe ata janë vrarë nga një person me motoçikletë.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, tha se “është shumë herët” për ta ndërlidhur sulmin e sotëm afër shkollës hebreje me vrasjet e ushtarëve javën e kaluar.
/Start/

                                                                                             2012-03-19 13:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›