Luftime të ashpra në Damask

Aktivistët thanë se përleshjet ishin ndër më të rëndat që prej fillimit të kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, para një viti.
Përleshjet u zhvilluan në lagjen al-Mezze, ku sipas banorëve, janë të vendosura disa instalime të sigurisë.
Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se 18 ushtarë sirianë janë plagosur gjatë luftimeve.
Këto luftime kanë vijnë pas shpërthimeve gjatë fundjavës së kaluar në Damask dhe në Alepo, qyteti i dytë më i madh në vend, ku u vranë së paku 30 vetë.
Njëherësh, në Moskë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Jakob Kallenberger, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të biseduar lidhur me mënyrat e dërgimit të ndihmës humanitare në Siri.
/Start/E.B/
2012-03-19 13:54