E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mit Romni fiton në Portoriko

Në votimet në Portoriko, mbrëmë vonë, ai i siguroi 83% të votave pas numërimit të 61% të fletëvotimeve.

Në këtë mënyrë ai i fitoi të 20 delegatët në Konventën kombëtare të republikanëve, pasi mori më tepër se 50% të votave në krahasim me rivalin e tij, Rik Santorum.

Duke folur para mbështetësve të tij për votimet në Portoriko, Romni theksoi: “Unë synoj të bëhem i nominuari ynë dhe dëshiroj t’i sjell votuesit latinë që të votojnë për republikanët dhe ta kthejmë Shtëpinë e Bardhë. Ne do ta kryejmë këtë punë”.

Për të fituar nominimin kandidati duhet të ketë 1144 delegatë, ndërkohë që deri në këto momente Romni numëron rreth 500 të tillë.

Pas garës në Portoriko, radhën e ka Ilinoisi, ditën e martë. Sipas sondazheve, Mit Romni dhe Rik Santorum kanë gjasa thuajse të barabarta në këtë shtet.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-19 13:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›