E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, ligji për genocidin dërgohet në gjykatën e lartë

Senati francez

Ligji francez që dënon mohimin e genocidit ndaj Armenisë është dërguar në gjykatën e lartë. Ligji, që njeh krimet masive ndaj armenëve nga Perandoria Osmane është miratuar në të dy dhomat e parlamentit në Francë por një grup senatorësh i kanë kërkuar gjykatës së lartë shqyrtimin e tij.

Kjo gjë është mirëpritur nga Turqia. Ndërkohë presidenti Nikola Sarkozi ende nuk e ka dekretuar ligjin, të cilin Turqia e ka cilësuar racist.

Franca praktikisht i ka njohur vrasjet e Luftës së Parë Botërore si genocid por ligji dënon çdo njeri me burg dhe gjobë deri në 45 000 euro këdo që mohon një gjë të tillë.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz mbetën të vrarë në luftën e viteve 1915-16 në ndarjen e Perandorisë Osmane ndërsa Turqia kundërshton termin genocid duke thënë se numri i viktimave është shumë më i vogël.

Ankaraja ka kërcënuar se nëse ligji hyn në fuqi do të marrë masë kundër Francës.

Në Francë jetojnë rreth 500 000 etnikë armenë dhe rreth 550 000 turq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›