Çizmet me thekë të ndaluara në shkollë, studentët fshehin celularët
Të gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë.
Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët e tyre.
Një ndër drejtuesit e një prej shkollave u shpreh tejet i shqetësuar. John Armato deklaroi se telefonat celularë janë një problem, pasi ndërpret vazhdimisht orën e leksionit.
Tashmë studentët mund të veshin këpucët e tyre të preferuara ndërsa shkojnë në shkollë, me kusht që ato ti mbajnë në dollapin e tyre, ose mund të veshin çizme të cilat janë të ngushta.
Masat ndëshkuese kanë qënë të forta dhe tejet rigoroze, pasi ndërsa studenti shkel rregullin për herë të tretë, merret aparati celular.