E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalojnë kërkimet për anijen Costa Concordia

Tragjedia Costa Concordia, ndalojnë përfundimisht kërkimet nën ujë, posi kushtet janë dhe më të pasigurta. Tashmë zhytësit italianë nuk do të vijojnë më kërkimet nën ujë për viktimat e tragjedisë Costa Concordia.

Ndërkaq, Agjencia për Mbrojtjen Civile deklaroi se ekipet e emergjencës do të vazhdojnë të inspektojnë pjesë të anijes që ndodhen mbi ujë, duke përdorur pajisje speciale për të zbuluar ekzistencën e ndonjë kufome.

Anija Costa Concordia ka pasur mbi 4,500 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi në bord kur është përplasur në brigjet perëndimore të Italisë, më 13 janar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›