E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushton për të qenë president i SHBA-së?

Share

Të bëhesh president i SHBA-së, është një gjë që kërkon shumë përpjekje, duke nisur që nga fushata brenda partisë, deri tek zgjedhjet. Por, sa kushton për tu bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Barak Obama, katër vjet më parë, harxhoi plot 730 milionë dollarë gjatë fushatës elektorale, për tu zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kandidati i tij republikan, Xhon Mekein harxhoi më pak se gjysma e Obamës, 330 milionë, një shifër e përafërt kjo edhe me shumën e shpenzuar nga Bush kur u zgjodh president më 2004.

Në zgjedhjet e këtij viti, Obama është duke planifikuar që të shpenëzojë akoma më shumë, plot 1 miliardë dollarë për fushatën elektorale.

Nga kandidatët aktualë republikanë për të sfiduar Obamën, Mit Romni është më i pasuri. Ai ka shpenzuar 2.3 milionë dollarë deri më tani për spotet publicitare, nga 300 mijë që ka harxhuar Rik Santorum.

Siç shihet, që të bëhesh president i SHBA-së, duhet të shpenzosh shumë. Por, kandidatët mund të qetësohen nga fakti që ligji amerikan e lejon financimin e tyre nga biznesmenët. Ata thjesht duhet të gjejnë lidhjet dhe njerëzit e duhur për financime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›