E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, ministri Joyandet dorëhiqet pas akuzave për korrupsion


Pas akuzave për ushtrim të korrupsionit dhe kritikave të forta nga mediat për mënyrën e jetesës, Ministri i Bashkëpunimit në Francë Alain Joyandet njoftoi dorëheqjen e tij nga posti që drejtonte. "Jam një person i ndershëm dhe si i tillë nuk mund të pranoj që të jem viktimë e një keqkuptimi", deklaroi në blogun e tij Alain Joyandet.
Joyandet gjatë këtij viti ka qënë në shënjestër të gazetave dhe medias franceze pas blerjes së nje jet-i me vlerën e 116.500 eurove, dhe akuzohej për një kontratë të dyshimtë të vilës së tij në Saint-Tropez.
Ministri gjithashtu muajin e fundit ka patur edhe replikime me dikasteret e tjera të qeverisë franceze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›