Kuvendi dënon sulmin ndaj deputetit Miletiç

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e cilësuan si atentat sulmin e sotëm ndaj deputetit Petar Miletiç, i cili nga të shtënat në drejtim të tij, është plagosur në këmbë, ndërsa po dilte nga banesa në veri të Mitrovicës. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë, qëndron politika serbe e Beogradit.
Kuvendi i Kosovës ka dënuar ashpër plagosjen e deputetit Petar Miletiq, nënkryetar i Partisë Liberale Serbe. Ai është plagosur sot në veri të Mitrovicës, derisa po dilte nga banesa e tij. Nga katër plumbat e shtënë në drejtim të tij, policia njoftoi se vetëm njëri e ka goditur në këmbë.
Deputetët e cilësuan këtë si një atentat ndaj kolegut të tyre, që vjen në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po përgatit publikimin e mendimit në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, akuzoi politikën e Beogradit për implikime në rastet e fundit të zhvillimeve në Mitrovicë.