Ikën Dunga, emrat që mund ta zëvendësojnë

është mbyllur me paraqitjen negative në Botërorin e Afrikës së Jugut aventura e Karlos Dungës në krye të pankinë së Brazilit. Një gjë e tillë pritej pasi edhe kontrata e tij me Federatën Braziliane skadonte në vitin 2010. Federata Braziliane e Futbollit ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se cikli i Dungës ka përfunduar me eleminimin në çerekfianle. Emri i drejtueist të ri të pankinës do të bëhet i ditur brenda muajit korrik.
Reagimi i Federatës Braziliane të futbolli është i qartë dhe nuk përmend më Dungën, por që flet për një cikël pune të filluar në gusht të vitit 2006 dhe të përfunduar me eleminimin e Brazilit nga Kupa e Botës në dëm të Holandës.
Kjo mase e Federatës së Futbollit Brazilian përfshin edhe krahun e djathtë të Dungës Zhorzhinjo. Në fakt trajneri Dunga pas mbërritjes së tij në Porto Alegre kishet lënë edhe një shprrsë se ai mund të vazhdonte të drejtonte sërish pankinën e Selecaos. "Brenda dy javësh do të flas me Presidentin Tekseira dhe gjithçka do të varet nga ky diskutim", kishte deklaruar ai.
Si zëvendësuesit e mundshëm të Dungës shihen Skolari dhe Leonardo ndërsa përmenden edhe tre trajnerë të tjerë dhe ata janë : Trajneri aktual i Korinthiasit, Mano Menezes ,trajneri i ri I Fluminenses Murisi Ramalho dhe Rikardo Gomez që drejton San Paolin. Kapiteni i Brazilit Lusio shton ka bërë të ditur se ëndrra për titullin e gjashtë kampion Bote vazhdon dhe ajo do të kurorëzohet në vitin 2014 ku Lusio shpreson të jetë.