Francë, ndalohet falja në rrugët e Parisit

Në shkëmbim, Ministri francez i Punëve të Brendshme, Kaude Gueant, i ka ofruar besimtarëve myslimanë kazerma zjarrfikësish që nuk përdoren më.
Fenomeni i personave që falen në rrugë është kthyer në çështje politike pas protestave të të djathtëve. Franca është shteti me më shumë myslimanë në Evropën Perëndimore. Sipas disa statistikave, gjashtë milionë francezë ose 10 për qind e popullsisë janë myslimanë, shumica me origjinë nga kolonitë franceze në Afrikën Veriore.
Gjatë një prononcimi për “Le Figaro”, Gueant theksoi se rreth 1 mijë persona përdorin për falje dy rrugë në distriktin Goutte d'Or. Ai theksoi se është arritur një marrëveshje me xhamitë lokale për marrjen me qira të barakave në Bulevardin Ney, me afërsisht 2 mijë m2.
Në mënyrë që të inkurajohen besimtarët për të kryer ritet në vendet e reja, në xhamitë aktuale duhet “të mos funksionojnë” për të paktën tri javë. Ministri francez theksoi se një fenomen i ngjashëm i faljeve në rrugë ekziston edhe në Marsejë e Nisë./Start/F. P/
2011-09-16 14:46