E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi për kredinë ndaj Greqisë

Spekulimet lidhur me kohën e vendimmarrjes ishin intensifikuar pas një vizite në Athinë të zyrtarëve të Eurozonës dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian u takuan sot në Poloni në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën buxhetore.

Shefi i eurogrupit, Jean-Claude Juncker, theksoi se Greqia po bënte progres të rëndësishëm në reformat për buxhetin.

Sipas parashikimeve, ministrat e financave të eurozonës do të mblidhen në fillim të tetorit teksa këstin e radhës për Greqinë do ta lëshojnë para 15 tetorit. Media Greke thekson se Greqia ka para në arkat e saj deri në gjysmë të tetorit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-16 14:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›