E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shkatërrohet një parking i madh i “Tajvan”

Sipërfaqja e tokës përdorej për parking nga kjo shoqëri.

Gjatë aksionit, administratorët kanë kundërshtuar duke pretenduar se kanë dokumentacion të rregullt. Hoxha u shpreh se do të bëjë kallëzim penal ndaj këtyre kërcënimeve. Bashkia e Tiranës deklaron se presionet dhe kërcënimet nuk do ta ndalojnë aspak, që të zbatojë ligjin dhe të mbrojë interesat e qytetarëve.

"Aksioni do të vijojë në gjithë Tiranën, në përputhje me ligjin. Qytetit do t’i rikthehen sipërfaqet e gjelbra që janë uzurpuar në mënyrë të paligjshme", tha drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Sipas tij, ndaj shoqërisë "Tajvan sh.p.k", do të ushtrohet dhe një kontroll tjetër, pasi nga një leje ndërtimi për një kat, godina është ndërtuar me dy kate.

Me përfundimin e ndërhyrjes së Policisë Bashkiake në zonën e Parkut Rinia, do të nisë projekti për gjelbërimin e saj. Nesër Policia Bashkiake do të ndërhyjë në zonën pranë Pallatit të Kulturës, vend ku hapësira e gjelbër është kthyer në parking. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-16 11:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›