E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, ndalohet mbajtja e ferexhesë

Në Francë hyn në fuqi këtë fillim jave ligji për ndalimin e bartjes së burkës në vend publike, dhe në këtë mënyrë, Franca do të bëhet shteti i dytë evropian, pas Belgjikës, e cila aplikon këtë ndalesë.
 

“Ligji për mbulimin e fytyrës në vende publike” është miratuar në 12 tetor të vitit të kaluar dhe përfshin femrat, të cilat bartin nikab dhe burka, dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Francës të tilla janë rreth 2 mijë. Bashkësia myslimane në Francë numëron rreth 7 milionë njerëz.

Me rastin e fuqizimit të këtij ligji, zyrtarët francezë kanë organizuar një fushatë njëmujore me moton “Republika nuk fsheh fytyrën”, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar udhëzimin në të cilin policët udhëzohen që të mos dënojnë gratë me burkë afër xhamisë. Ligji nuk përfshin vetëm gratë që bartin burkën, por edhe të gjithë ata që i detyrojnë ato.

Përveç se në xhami, Myslimanet mund të mabjnë veshur burkën në shtëpinë e tyre, në dhoma hoteli dhe në automjet, por në këtë të fundit , jo gjatë kohës kur janë në dretjim të automjetit.

Ligji parashikon dënime edhe për ata që detyrojnë gratë për të mbajnë veshur këtë mbulesë, deri në një vit burg, ose 30 mijë euro gjobë. Dënimi parashikohet të jetë dy herë më i madh, përkatësisht 2 vjet burg dhe 60 mijë euro gjobë nëse bëhet fjalë për detyrime që u imponohen personve jo madhorë në moshë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›