Syver:Pa Turqinë nuk ka stabilitet në Ballkan
Bashkimi Evropian duhet të merr parasysh aktivitetin e Turqisë për stabilizimin e Ekonomisë në Ballkan, ka theksuar kreu i fondacionit turk “Marmara”.
“BE duhet ta dijë se Turqia nuk është një vend që shet arra dhe hekur të vjetër, por është një vend i cili luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit: ka theksuar kryetari i fondacionit, Akkan Syver për gazeten “Hyrriet”.
Sipas tij, lënia anash e Turqisë nga ana e e BE-së është një gabim i madh. “Turqia luan një rol të rëndësishëm në Ballkan, jo vetëm në ekonominë e vendeve, por edhe bashkëpunimin politik”, theksoi Syver.
Deklaratat e drejtuesit të fondacionit “Marmara” pasuan në prag të mbajtjes së Samitit të 14-të Ekonomik Euroaziatik, që do të mbahet në Stamboll më 13 prill, ku janë të ftuar liderët e rajonit, në mesin e të cilëve edhe presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Adifete Jahjaga.