E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edita i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Edita Tahiri i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, pasi ky i fundit i kërkoi të dorëhiqet nga bisedimet me Serbinë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka theksuar se “Kurti duhet të mësohet të sillet si lider dhe të transformohet nga prijësi i Vetëvendosjes në kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme”.

Tahiri ka shkuar edhe më tej duke i kërkuar Kurtit të bëhet pjesë e bisedimeve nëse dëshiron të jetë i informuar për çdo gjë.

Çështja tjetër për të cilën ka folur Tahiri është për bërjen publike të transkripteve të bisedimeve.

“Nuk mund të bëhen publike të gjitha transkriptet sepse është çështje e rregulluar ndërmjet delegacioneve të të dyja shteteve” ka thënë Tahiri.

Gjatë javës, ajo u ftua të raportoj përpara Komisionit për Politikë të Jashtme që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›