Izraeli bombardon Gazan, s`ka viktima

Forcat izraelitë ndërmorën në orët e mbrëmjes së enjte një sulm ajror më raketa ndaj Gazës.
Sipas autoriteteve palistaneze gjithësej janë ndërmarrë 3 sulme të ndryshme, ndërkohë që pala izraelite foli vetëm për dy sulme të tilla. E përbashkëta e deklaratave të të dyja palëve është ajo se nuk ka patur raportime për viktima.
Ndërkohë, presidenti egjiptian, Hosni Mubarak gjatë një takimi me kryeministrin Benjamin Netanjahu në Sharm el Sheik paralajmëroi këtë të fundit se Kajro do të kundërshtojë ashpër cdo sulm ndaj popullit të Gazas.