Francë, përleshje midis tifozëve algjerianë dhe policisë
Përleshje masive kanë ndodhur ditën e shtunë midis tifozëve algjerianë si edhe policisë në qytetin portual të Marsejës. Këto përleshje kanë filluar pas përfundimit të ndeshjes Egjipt-Algjeri në të cilën kombëtarja algjeriane ka humbur 2-0. Në Francë është një numëri i madh emigrantësh të cilët janë pjesë e komunitetit algjerian.
Gjatë këtyre përleshjeve, tifozët algjerianë kanë djegur të paktën dy varka të mëdha lundruese. Përveç kësaj tifozët kanë djegur shumë dyqane si edhe kanë sulmuar shunë ndërtesa të institucioneve publike duke thyer xhama dritaresh.
Gjatë këtyre përleshjeve janë parë shumë protestues algjerianë të cilët mbanin në dorë flamuj të kombëtares algjeriane.
Komuniteti algjerian është komuniteti më i madh në shtetin francez, por nuk ka të dhëna të sakta për numrin e pjesëtarëve të këtij komuniteti.
Përsa i përket ndeshjes, përballja midis dy kombëtareve myslimane ka qenë e mbushur me tension. Tre ditë para ndeshjes autobuzi i kombëtares algjeriane u sulmua me gurë nga 200 tifozë egjiptianë. Tifozët e sulmuan autobuzin e kombëtares së Algjerisë kur ai ndaloi para hotelit ku ishte akomoduar ekipi.
Nga ky sulm ngelën të plagosur 3 futbollistë të kombëtares algjeriane. Ndeshja e kthimit midis këtyre dy shteteve do të zhvillohet me datë 18 nëntor. Kjo ndeshje vlen për kualifikueset direkte në aktivitetin e botërorit të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.