E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mban peng mandatin e deputetit të ri të PS-së

TIRANE - Partia Socialiste ka mbetur me një deputet më pak, që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Pas dorëheqjes së deputetes së qarkut të Durrësit, Rudina Seseri, Kuvendi ende nuk ka zëvendësuar këtë vend me pasardhësin e saj në listë, i cili duhet të ishte në fakt Gjon Bardhi.

Por, për faktin se Bardhi deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës, deputeti i PS-së për Durrësin në vend të Seserit i takon të jetë Edison Konomi.

Deputetët e PS-së kanë kohë që interesohen në zyrat e Kuvendit, se çfarë po ndodh me mandatin që i takon një prej kandidatëve në listën e qarkut të Durrësit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete. Deputeti Ilir Gjoni ngriti dje, shqetësimin se: “PS-së po i vidhet një deputet”.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›