Pasi vrau të dashurën dhe rivalin e tij për xhelozi, i jep fund jetës me fostoksinë

Policia, foto arkiv
Autori i vrasjes së një 27-vjeçareja dhe një 24-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Erjon Cjapi pak minuta para arrestimit nga policia kishte pirë fostoksinë me qëllim vetëvrasjen.
32-vjeçari nga Tashkëz i Lushnjës, pesë ditë më parë qëlloi për vdekje Rajmonda Sotën dhe Marsel Canin.
Cjapi kishte lidhje të fshehtë me Sotën ndërsa Cani dyshohet si ishte rivali i tij. /F.S/
* * *
Vret të dashurën dhe rivalin e tij për motive xhelozie
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Toshkëz të Lushnjës. Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktimat janë Rajmonda Sota, 27 vjeç, dhe Marsel Cani, 24 vjeç. Policia bën me dije se ekzekutori është Erjon Cjapi, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Burime nga policia e Fierit srqarojnë se 32-vjeçari Erjon Cjapi ka qëlluar për vdekje 27-vjeçaren Rajmonda Sota, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie si dhe rivalin e tij, 24-vjeçarin Marsel Cani. Autori është shpallur tashmë në kërkim.
Sipas policisë, 32-vjeçari nuk e pranonte dot lidhjen e 27-vjeçares me një mashkull tjetër, duke ndërmarrë kështu edhe krimin e rëndë.
Ai ka qëlluar me 3 plumba në drejtim të ish-të dashurës, e cila punonte si banakiere në lokalin e fshatit, e më pas ka qëlluar me 5 plumba mbi 24-vjeçarin, Cani.
Ekspertët deklarojnë se 32-vjeçari disa orë para vrasjes kishte shkuar në lokal dhe kishte debatuar me 24-vjeçarin, duke e akuzuar se i kishte marrë të dashurën. /E.L/