E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i Lushnjës vetëhelmohet me fostoksinë

Erjon Cjapi, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë

LUSHNJE- Vrasesi i dyfishte i Lushnjes, Erjon Cjapi, ekzekutori i ish te dashures dhe nje te riu 24 vjecar i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar.

Sipas te dhenave te para mesohet se ai ka gelltitur fostoksine dhe eshte gjetur nga policia ne gjendje kritike per jeten.

Pas kohesh ne kerkim, policia e prangosi ate mbrëmjen e djeshme, rreth orës 03:30 në fshatin Zhelizhan të Lushnjes, ndërkohë që pak më vonë mësohet se 32-vjecari ndërroi jetë në spital.

Vetem dy dite me pare familjaret e viktimes, Rajmonda Sota ne nje interviste per “Panorama” kerkuan reagimin e shpejte te policise, pasi sipas tyre autori i kishte kercenuar me telefon, duke pranuar se ishte ai autori i vrasjes.

Vëllai i Rajmondës, Marjus Greca, pohoi se 32-vjeçari i shpallur në kërkim e kishte kërcënuar vazhdimisht të motrën duke i kërkuar asaj të linte bashkëshortin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›