Francë, rikthehen trazirat, plagosen 21 policë
Rikthehen trazirat në Paris ku protestues të shumtë kanë trazuar situatën në kryeqytetin francez. 21 policë janë plagosur gjatë orëve të fundit në përplasjet mes të rinjve dhe forcave të rendit në një lagje emigrantësh. Sipas policise, incidentet ndodhen në lagjen Mureaux, në zonën e Yvelines ku dje në mbrëmje pas orës 20 situata është tensionuar pasi i është vënë zjarri nje autoveture. Policet jane plagosur nga mjetet e forta te leshuara prej protestuesve. Gjendja është qetësuar rreth orës 22:30 me orën lokale. Në vendngjarje policia ka gjetur edhe disa bomba molotov që ishin përgatitur për të sulmuar forcat e rendit. Asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.