Maqedoni, sot do të mbillen 5 milionë fidanë
Shkup - Në tridhjetë komuna të Maqedonisë sot do të mbillen pesë milionë fidanë në kuadër të aksionit "Dita e drurit - Mbill ardhmërinë tënde!", nën moton: "Ne dy milionë u bëmë Markë e Gjelbër Botërore - Dil e mbill dhe frymëzo gjashtë miliardët e tjerë". Dy milionë fidane do të mbillen nga qytetarët, kurse tre milionë të tjerat do të jenë farë dhe do të mbillen nga punonjësit e Ndërmarrjes publike "Pyjet e Maqedonisë". Sipas organizatorëve të këtij aksioni, këngëtari i operas, Boris Trajanov dhe Lupço-Bubo Karov, transporti edhe kësaj radhe do të jetë falas për vendet më të largëta. Në këtë aksion do të marrin pjesë kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që do të mbjellë fidane në Tërnovec, në afërsi të fshatit Ketenovë të Kratovës, zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski në Kodrën e Ajvatovit, ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe përfaqësues të misioneve diplomatiko-konsullore dhe organizatat ndërkombëtare në poligonin Kamnik.
Në aksion, me rreth 1.900 pjesëtarë nga shtatë garnizone të ushtrisë në 16 pika në Republikën e Maqedonisë do të përfshihet në mënyrë aktive edhe Armata e Republikës së Maqedonisë, pjestarët e të cilës pritet të mbjellin mbi 600 mijë fidane të reja të ndryshme.