E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë rinis fushata, Sarkozy kritikon politikat e BE

PARIS – Menjëherë pas humbjes në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Nikolas Sarkozy ka vendosur të sulmojë politikat e BE-së për emigracionin, në përpjekje për të fituar votat e Marine Le Pen, lideres së Frontit Kombëtar, që doli e treta në këtë raund, mbështetja e së cilës duket të jetë kyçe për balotazhin e 6 majit.

Tepër energjik, presidenti francez ka rinisur fushatën duke lëshuar kritika veçanërisht ndaj politikave të emigracionit.

“Europa që nuk rregullon fluksin e saj migrator, që nuk mbron kufijtë e saj është e mbaruar. Fracezët, qoftë edhe ata më europianë nuk duan një Europë kullojëse.”- u shpreh presidenti francez.
 
Sakrozy iu kundërvu edhe kritikëve që prisnin një rezultat më të keq prej tij në këtë raund të parë ndërsa falenderoi popullin francez për pjesëmarrje të lartë në votime.

Edhe rivali i tij socialist Fransua Holande ka rinisur fushatën e tij elektorale duke mos kursyer akuzat kundër Sarkozy.

“Kandidati në ikje gjithnjë ka sukses të bindë veten përmes të tjerëve dhe dje ai u përpoq ta shiste dështimin për sukses. Sepse kështu është ai, mendon se ky mandat ka qenë një sukses edhe pse 73% e francezëve mendojnë të kundërtën.”- u shpreh Holande.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›