Francë, shpërthimi në central, nuk shkakton rrezik radiologjik

Së paku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një central bërthamor të Francës.
Rregullatori Bërthamor i shtetit tha se nuk ka rrezik nga rrjedhja radio-aktive.
"Aksidenti nuk ka shkaktuar asnjë rrezik radiologjik apo nevojë për mbrojtjen e popullatës", thuhet në deklarate.
Mësohet se punëtorët e plagosur nuk janë kontaminuar nga rrezatimi. Shkaku i shpërthimit në centralin Markol të Nimes nuk është ende i qartë.
Pronari i tij tha se shpërthimi ndodhi në furrën që përdorej për djegien e mbeturinave me nivele të ulëta të rrezatimit.