Irani, më transparent në planet bërthamore

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), tha se Irani ka treguar "transparencë më të madhe" kohët e fundit.
Megjithatë, Jukia Amano, tha se Teherani nuk ka ofruar "bashkëpunimin e nevojshëm", i cili siguron se aktivitetet e tij janë të qeta, ashtu siç pretendon Republika Islamike.
Ai i bëri këto komente në Vjenë, gjatë hapjes së takimit një-javor të guvernatorëve të ANEB-it.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka vendosur katër raunde sanksionesh kundër Iranit, i cili ka refuzuar të pezullojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit, një proces ky që mund të përdoret për krijimin e armëve bërthamore.