E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i dërgon Kongresit, projektligjin për vende pune

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka dërguar Kongresit, projekt-ligjin, për të cilin thotë se do të ndihmojë në krijimin e mijëra vendeve të punës.

Ai e zbuloi atë në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga mësues të shkollave, oficerë të policisë dhe zjarrfikës, të cilët do të përfitonin nga kalimi i projektligjit.

"Të enjten, unë i thashë Kongresit se do t`i dërgoj projektligjin e quajtur Akti Amerikan i Punës. Prandaj, ja ku është. Ky është projektligji që do t`i kthejë njerëzit në punë, në mbarë vendin. Ky është projektligji që do të ndihmojë ekonominë tonë në kohën e krizës kombëtare. Ky është një projektligj i bazuar në idetë e demokratëve dhe republikanëve. Dhe ky është një projektligj që Kongresi duhet ta kalojë, nuk ka lojëra, nuk ka politikë, nuk ka vonesa", tha Obama.

Shkalla e papunësisë në SHBA është 9 %, ndërsa presidenti amerikan është nën presion të madh për ta përmirësuar gjendjen para zgjedhjeve presidenciale të 2012-ës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›