Francë, papunësia arrin 9.7 %

Përqindja e papunësisë në Francë ka regjistruar rritje të mëtejshme gjatë tremujorit të dytë 2012 në raport me tremujorin e mëparshëm duke arritur në 9,7 për qind të popullsisë aktive në metropol, rreth 0,1 për qind më shumë dhe 10,2 për qind në departamentet përtej detit, njoftoi sot Instituti francez i Statistikave (Insee).
Kjo përqindje, e llogaritur sipas normave të Zyrës Ndërkombëtare të Punës, është në nivelin e vitit 1999.
Në një vit papunësia është rritur me 0.6 për qind.
Përqindja e papunësisë e të rinjve të moshës 15-24 vjeç ka njohur një rritje shumë të madhe me +0,3 pikë në një tremujor dhe +0,8 në një vit duke prekur 22.7 për qind të kësaj grupmoshe në tremujorin e dytë 2012 në Francë.
Përqindja e papunësisë të personave të moshës më shumë se 50 vjeç ka njohur një rritje me 0.2 pikë në një tremujor dhe +0,5 në një vit. Papunësia ka prekur 6.7 për qind të kësaj grupmoshe.