Obama gati të bombardojë Sirinë

Presidenti amerikan Barack Obama pritet të urdhërojë marinën amerikane (US Navy) dhe Air Force për të përshpejtuar përgatitjet për një "ofensivë ajrore" kundër regjimit të Asad.
Misioni synon të godasë qendrat qendrore ushtarake të regjimit Asad për të tronditur stabilitetin e sistemit të tij.
Burimet, sipas mediave amerikane, tregojnë se presidenti amerikan ka vendosur këtë hap pas deklarimit të disa zyrtarëve rusë se: "Moska do të mbështesë largimin e Presidentit Bashar al-Asad, nëse sirianët e dëshirojnë këtë".
Ky pozicion është interpretuar si një hap prapa nga Rusia për një ndryshim të regjimit në Siri.