Fushë Krujë, shpërthim tritoli pranë Fab. së Çimentos, 10 të shoqëruar
FUSHË KRUJË- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fushë Krujës, pak para mesnate. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë Fabrikës së Çimentos, më konkretiksht në linjën hekurudhore në hyrje të fabrikës.
Burime nga policia e këtij qyteti, bëjnë me dije se shpërthimi është regjistruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes, ndërsa sasia e lendës eksplozive është vendosur në linjën që lidh Fabrikën e Çimentos me linjën hekurudhore kombëtare. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz nga shpërthimi, ndërsa raportohen për dëme të mëdha materiale.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së eksplozivit, si edhe autorët e tij. Kjo ngjarje vjen dy ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë sërisht në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit Palestinez Anëar Rizik. Ai akuzoi anëtarët e fisit Zalla të cilët sipas tij i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë.
POLICIA: SHOQËROHEN 10 PERSONA
Burime nga policia e qytetit të Durrësit bën me dije se ngjarja shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të mbremjes, ndërsa sasia e lendës eksplozive është vendosur në linjën që lidh fabrikën e çimentos me linjën hekurudhore kombëtare. Fatmiresisht nuk ka patur te lënduar në njerëz nga shperthimi, ndërsa raportohet për dëme të mëdha materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së eksplozivit, si edhe autorët e tij, ndërsa mësohet se deri me tani janë shoqëruar rreth 20 persona dhe pritet edhe shoqërimi i personave të tjerë. Prokuroria e Durrësit dhe Krujës nisin hetimet.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vrasja e palestinezit Rizik, hetohet “konkurrenca”