Tajlandë, qëndron e mbyllur me mijëra krijesa helumese
Mbretëresha tajlandeze e akrepave Kanjana Getkaeu ka thyer rekordin e saj botëror, duke qëndruar në një hapësirë të mbyllur me mijëra krijesa helmuese. Në vitin 2002, Getkaeu ka kaluar 32 ditë dhe netë me 3 400 akrepa, duke hyrë kështu në librin e rekordeve Gines. Tani ajo e ka thyer këtë rekord me një ditë dhe me 1 600 akrepa më shumë, të cilët kanë një thumb me helm të fortë në bishtin e tyre. Rekordi i ri është vendosur në një hapësirë 12 metra katrorë më mure prej xhami në kompleks dyqanesh në resortin Pataja, ku 39 vjeçarja ishte në qendër të vëmendjes së turistëve dhe banorëve vendas. Xhan Rid, një turist britanik që po admironte qëndrimin e Kanjanas mes akrepave helmues, pak përpara se ajo të thyente rekordin botëror u shpreh : "Ajo është shumë trime, sepse unë nuk mundem ta bëj një gjë të tillë. Ajo ishte shumë e mërzitur një ditë dhe po qante, por tani është shumë e lumtur në ditën e saj të fundit mes akrepave". Kanjana, që ka jetuar për kaq shumë ditë mes akrepave, lejohej të shkonte në tualet cdo tetë orë nga 15 minuta. Ajo është pickuar plot 13 herë, gjatë qëndrimit në hapësirën e mbyllur, por sic duket nuk i kaq viajtur shumë efektet e helmit. "Nuk është e lehtë të qëndrosh 33 ditë këtu brenda", tha Bojer Fernand, një tjetër turist që vinte nga Franca. Qindra persona numëruan mbrapsht sekondat e fundit përpara se Kanjana, e mbuluar nga akrepat, të linte hapësirën e mbyllur për të hyrë në librin e rekordeve Gines.