E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, treni me 350 pasagjer del nga shinat, pritet bilanc tragjik

PARIS- Të paktën tetë persona mbetën të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë u raportuan të plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor të ndodhur pasditen e sotme në stacionin Bretigny-sur-Orge, pranë Parisit.

Mediat ndërkombëtare raportuan se treni me 350 pasagjerë, i cili udhëtonte nga kryeqyteti i Francës në drejtim të qytetit të Limozhit, në Francën Qendrore u shkëput në dy pjesë për arsye që janë ende të panjohura, ndërkohë që vinte me shpejtësi të madhe në stacionin e Bretigny-mbi-Orge.

Mediat franceze raportojnë se shumë pasagjerë ndodhen ende të izoluar në vagonat e përmbysur dhe bilanci i fatkeqësisë nuk është ende i qartë. Me dhjetëra zjarrfikëse dhe forca të shpëtimit kanë mbërritur në zonë, ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet për një gabim njerëzor.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Francë, treni del nga shinat, të paktën 8 viktima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›