E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e bagëtive Maqedoni-Shqipëri, 32 të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme sot në Shkup bëri të ditur detaje lidhur me arrestimin e grupit të kontrabandimit të gjedheve në kufirin Maqedoni – Shqipëri. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ivo Kotevski ka theksuar se në grupin e kontrabandisteve janë të përfshirë shtetas të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Grupi ndërkombëtar kriminal përbëhej nga 18 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas shqiptarë. Ata u zbuluan gjatë hetimeve të nisura nga viti 2011 e deri në vitin 2013 përmes operacionit të koduar ‘Milka’, që merrej me kontrabandimin e bagëtive, kryesisht gjedheve, duke përfituar shuma të majme parash”, theksoi Kotevski.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mesin e grupit të organizuar janë ndaluar edhe pesë zyrtar policie nga pikat kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë” me Shqipërinë, si dhe një veteriner nga Kërçova. Nga hetimet e zhvilluara bëhet e ditur se janë kontrabanduar mbi 2 mijë frymë lopë, ndërsa nga ky biznes i paligjshëm janë përfituar miliona euro.
(e.m/ina/BaklanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›