Gjenden pako të tjera me drogë në kanalin e Korfuzit
KORFUZ- Gjenden dy pako te tjera me droge te llojit marijuanë në kanalin e Korfuzit. Një prej pakove u gjete në Molin e Korfuzit, me një sasi droge prej 3.1 kg, ndërsa pakoja tjetër u gjet në zonën detare Muragia, me peshë 2.9 kilogramë.
Droga u gjet gjatë kontrolleve me skafe nga policia greke gjatë gjithë vijës bregdetare. 3 ditë më parë në Nisaki u gjendën dy pako me 5 kg marijuanë . Sipas policisë greke, droga dyshohet se mund të jetë hedhur në det nga një skaf, qe vinte nga Saranda.
Ndërkohë, autoritetet po kontrollojnë të gjithë zonën për të verifikuar nëse ka pako të tjera në det, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e autorëve.
(e.m/News24/BalkanWeb)