E Diel, 1 Nëntor 2026

France vazhdon paralizimi i vendit nga greva dhe protestat

Miliona veta ne rruge kerkojne ndaljen e reformes se sistemit te pensioneve

Ne France gati nje milion njerez kane dale perseri ne rruge per te protestuar kunder ngritjes se moshes se pensionit. Shume fluturime jane anuluar dhe sherbimet e trenave perballen me vonesa te medha teksa sindikatat e punetoreve pershkallezojne protestat. Grevat e punetoreve te transportit dhe nje bllokade njejavore e rafinerive te naftes kane prekur furnizimet me karburante. Protestat shenuan kete jave edhe dhune. Te marten te rinjte ne periferite e Parisit dhe ne qytetin e Lionit u vune zjarrin makinave dhe koshave te plehrave dhe gjuajten ndaj policise e cila u kunderpergjigj me gaz lotsjelles. Presidenti Nikolas Sarkozi i ka mbrojtur perseri reformat duke thene se fondet per pensionet ne te ardhmen duhet te mbrohen. Kete jave Senati francez do te duhet te kaloje reformat ne sistemin e pensioneve per te cilat qeveria thote se jane jetike.

Greva ka prekur stacionet e benzines transportit dhe shkollat dhe si asnjehere me pare perleshjet me policet kane qene shume te ashpra.

Presidenti francez Sarkozi beri thirrje per qetesi por ngulmoi nga ana tjeter se do te vazhdonte perpara me planin e tij per te reformuar sistemin e pensioneve. Ne konferencen e djeshme per shtyp te dhene ne Deauvile ai deklaroi se detyre e tij ishte qe te siguronte garantimin e rendit publik.

Edhe kete here ka pasur mosperputhje te shifrave te dhena nga Ministria e Brendshme sipas se ciles dolen ne rruge mbi 1 milion vete nderkohe qe sipas sindikatave kane protestuar dje rreth 3.5 milione persona. Kjo dite veprimi eshte pare si tentativa e fundit per te mobilizuar protestuesit para se Senati ti jape miratimin ligjit te ri te reformes se pensioneve gjate dites se sotme.

Kjo proteste ka prekur shume shtresa te shoqerise dhe pse behet fale vete per kundershti ndaj reformes se ligjit te pensioneve. Nje nga problemet me te medha me te cilat po perballet Franca si pasoje e kesaj greve eshte edhe bllokimi i furnizimit me karburant i shume degeve te industrise. Kjo sepse 12 rafinerite e naftes te cilat furnizojne Francen jane mbyllur. Nje dite me pare ministrja franceze e Financave deklaroi se gjithcka do te zgjidhej me se miri dhe se nuk do te jete e nevojshme qe te kerkohet ndihma e rezervave te shtetit.

Edhe sistemi arsimor ka pasur probleme. Sipas Ministrise se Arsimit 379 shkolla sekondare jane bllokuar apo kane pasur crregullime ne mesime. Ne disa zona shkollat kane qene edhe ne qender te dhunes.

Pavaresisht crregullimit te madh qe kane shkaktuar grevat vazhdojne qe te terheqin gjithnje e me shume njerez dhe sipas nje sondazhi te opinionit publik 71 e popullsise jane pro ketyre grevave. Megjithate ka edhe nga ata qe per shkak te crregullimeve te transportit publik nuk jane shume te lumtur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›