E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistani aty ku luksi dhe varferia jetojne bashke

Kazakistan

Sipas Kazakhstanskaya Pravda qe eshte edhe gazeta kryesore ne Kazakistan emri i Nursultan Nazarbayev eshte bere nje emer i famshem ne te gjithe boten. Gazeta ve here pas here foto te medha te tijat ne faqen e pare te gazetes dhe shkruan tekste qe i thurin lavde emrit te tij. Per nder te ketij lideri te madh shkruhet ne gazete dhe rolit te tij te jashtezakonshem ne boten turko-folese ne Ankara kryeqytetin turk i eshte ngritur nje memorial dhe ne kryeqytetin jordanez Aman nje rruge mban emrin e Nursultanit. Me tej gazeta shkruan se per veprat e tij madheshtore Presidenti i vendit do te hyje ne histori si nje nga njerezit me te shquar te te gjitha koherave jo vetem ne Kazakistan por ne te gjithe rajonin. Astanaja eshte gjithashtu edhe vendi ku ndodhet muzeu i Presidentit te pare te Republikes se Kazakistanit. Ne te pasqyrohen sende qe i kane perkitur familjes se varfer te Presidentit sende te tilla si pjata prej balte veshje te vjetra. Me pas ne te pasqyrohen edhe sende te tjera qe i kane perkitur Presidentit ne stadet e mevonshme te jetes si telefona libra veshje ditare nje makine shkrimi e tipit te vjeter gjerman si dhe nje dhome ne murin e se ciles jane varur te gjitha doktoraturat cmimet dhe dekoratat qe i jane dhene ketij njeriu brenda dhe jashte vendit. Pra behet fale per nje muze ne te cilin kulti dhe idhulli i ketij personi ka prekur kulmin.

Presidenti i vendit eshte nje njeri qe here shfaqet shume modest e here te tjera i veshur me nje megalomani ekstreme. Megjithate nese do te pyesesh njerezit ne pergjithesi ata mendojne se ai eshte njeriu qe e shnderroi vendin e tyre nga nje vend nomadesh ne nje shtet te vertete dhe te qyteteruar qe ben perpara ne bote. Ne Kazakistan edhe rivali politik i Presidentit e pranon faktin qe Presidenti nuk ka shume armiq dhe se nje nga rreziqet me te medha te Kazakistanit eshte Kina fqinje edhe pse per hir te se vertetes armiqte me te medhenj dhe me te rrezikshem per te jane ata qe ndodhen brenda familjes. Pra lufta brenda llojit eshte rreziku me i madh qe mund te kene ata.

Bota e civilizuar do te ta ktheje kurrizin zoti President i tha njehere ne telefon Presidentit ish-ambasadori i Kazakistanit ne Austri. Ishte 23 maji i vitit 2007 dhe personi qe po i fliste Presidentit ne telefon ishte Rakhat Aliyev dhendri i Presidentit dhe delja e zeze e familjes.

Aliyev nje ish-zevendesminister i Jashtem dhe ish-shef i Sherbimeve Sekret te vendit si dhe bashkepronar i njeres prej bankave me te medha ne vend ka krijuar nje konflikt shume te madh me Presidentin. Ky i fundit e akuzoi ate per perfshirje ne disa komplote kundra tij dhe e dergoi ne Europe ku Aliyev ne maj te vitit 2007 deklaroi se kishte ndermend qe te kandidonte kunder te vjehrrit ne zgjedhjet presidenciale qe do te organizohen ne vend ne vitin 2012.

Gjate telefonates se mesiperme dhendri nder te tjera e akuzoi ashper vjehrrin se ai kishte bere ndryshime te jashteligjshme ne Kushtetute me qellim qe ti jepte vetes nje pushtet te pakufizuar dhe deri ne nje kohe te papercaktuar. Sipas dhendrit diten qe u bene keto ndryshime te gjitha shpresat per demokraci ne vend u shkermoqen.

18 dite pas bisedes telefonike nje faks mberriti nga Kazakistani ne te cilin transmetohej dokumenti qe anulonte martesen e tij me te bijen e Presidentit. Qe nga ajo dite Aliyev jeton ne mergim dhe madje fshihet ku te mundet sepse inatit te Presidentit te nje vendi kaq te pasur eshte shume e veshtire qe ti shpetosh dhe heret a vone ai e di se ndoshta hakmarrja do ta gjeje. Megjithate sa here qe i jepet mundesia ne shtyp apo ne publik ai deklaron se Presidenti i Kazakistanit eshte nje diktator dhe despot.

Ne librin qe shkroi ne lidhje me kete histori Padrinoja ai pretendon se ish-vjehrri i tij ka nje jete te dyfishte dhe se pervec tre vajzave te ligjshme qe ka me bashkeshorten e tij ka edhe femije te tjere me disa vajza te reja bukuroshe me te cilat ka kaluar kohe. Ne pretendimet e tjera te tij jane edhe ato te deshires dhe etjes se madhe qe ka Presidenti per sendet e luksit. Keshtu gjithmone sipas librit ai ka nje koleksion prej 5000 oresh te shtrenjta dhe se zhvendosja e kryeqytetit dhe te gjitha ndertimet e stermedha te shtrenjta dhe luksoze jane bere me parate qe i jane vjedhur popullit. Madje sipas tij Presidenti ka perfituar ryshfete te jashtezakonshme ne para per koncesionet qe u ka dhene amerikaneve. Sigurisht qe te gjitha keto akuza mund te jene pjese e nje fushate hakmarrese nga ana e ish-dhendrit por mbetet nje fakt i pakundershtueshem se familja e Nazarbayev nuk ka nje reputacion shume te mire ne vend.

Vajza e Presidentit ish-bashkeshortja e armikut Dariga ka nje doktorature ne Shkencat Politike eshte pronare e nje banke te madhe ne vend dhe per shume vjet ka kontrolluar vazhdimisht mediat e vendit me nje grusht te hekurt dhe pa meshire ka shtypur te gjithe zerat qe kane qene kunder te atit dhe familjes se saj si dhe kastes ne pushtet. Thuhet se aktualisht ajo i ka shitur aksionet e saj. Vajza e dyte Diana edhe ajo merret me biznes. Sipas revistes amerikane Forbes pasuria e saj vleresohet te jete 1.1 miliarde dollare dhe kete vit thuhet se ai ka blere nje vile te stermadhe ne liqenin e Gjeneves per shumen rekord prej 50 milione eurosh.

Ndersa vajza me e re e Presidentit Alia nje juriste per nga shkollimi eshte duke fituar gjithashtu shume para dhe aktualisht po merret edhe ajo me biznes. Ajo drejton nje numer te madh kompanish si dhe ndodhet ne bordet drejtuese te bizneseve me te medha ne vend. Ndersa ne pronesi te saj ka nje qender estetike nje restorant dhe nje klub nate.

Sipas nje reviste ruse qe merret me listimin e njerezve me te pasur te Azise e marre se bashku e gjithe familja e Nazarbayev ka ne pronesine e saj 7 miliarde euro. Kur vjen fjala per te bere para familja e Presidentit eshte shume e zellshme dhe e vendosur qe te perdore te gjitha mjetet per te shtuar numrin e llogarive bankare. I tille eshte edhe rasti i nje tjeter dhendri te familjes. Timur Kulibayev.

Kulibayev i cili eshte i martuar me vajzen e dyte te Presidentit eshte zevendesshefi i nje firme ndertimi te fuqishme ne vend. Ne nje moment te caktuar te biznesit te tij 3 gazeta opozitare e akuzuan per marrjen e miliona dollareve ryshfet nga nje kompani kineze. Por ajo qe ndodhi nuk ishte aspak hapja e hetimeve ndaj dhendrit por shkaterrimi i gazetave nga ana e qeverise. Por ceshtja e korrupsionit nuk duhet se eshte me shqetesuesja per kazaket. Ata me se shumti e vrasin mendjen se cili mund te jete pasardhesi i Presidentit te vendit i cili sipas te gjitha gjasave me apo pa Kushtetute nuk ka ndermend qe ta lere pushtetin ne kete jete. Shume vete mendojne se do te jete nje trashegim i postit brenda familjes. Disa mendojne se do te jete dhendri i vajzes se dyte ai qe do te marre ne dore frenat e pushtetit me largimin e vjehrrit te tjere mendojne se do te jete nipi i preferuar i Presidentit 20-vjecari Aisultan i cili sapo eshte diplomuar ne Akademine Ushtarake Britanike. Megjithate 20-vjecari eshte njekohesisht edhe djali i ish-dhendrit te Presidentit dhe mund te mos jete i besueshem. Por per sa kohe qe Presidenti eshte ne gjendje te mire shendetesore problemi i pasimit te tij eshte nje ceshtje qe pret.

Le te flasim tani per armikun tjeter te vendit Kinen fqinje. Kina sigurisht qe mund te kete xhelozi ndaj Kazakistanit dhe deri me tani ka investuar 9 miliarde dollare ne kete vend. Kinezet i marrin ketij vendi tre te katertat e naftes qe del nga nentoka me nje vlere prej 3 miliarde dollaresh ne vit. Por te gjithe punetoret e Kazakistanit qe punojne ne rafinerite dhe puset e naftes qe drejtohen nga kinezet jane te pakenaqur dhe bejne vazhdimisht greva per rritjen e pagave dhe permiresimin e kushteve te punes. Pekini eshte gjithashtu duke financuar ndertimin e nje gazsjellesi qe do ti mundesoje Kazakistanit qe te eksportoje gaz natyror per here te pare ne Kine. Nderkohe rreth 50 mije njerez jane te punesuar ne nje sipermarrje gjigande ndertimi ne autostraden qe do te lidhe Kinen me Europen. Eumlshte nje autostrade 2787 kilometra e gjate ne token kazake nje projekt gjigand qe do te mbaroje per tre vjet. Pra Kina e ka futur shume thelle veten ne kete vend duke hedhur para por edhe duke e kontrolluar permes tyre situaten ne menyre qe vete te mbetet e para ne rajon.

Vijon nga numri i meparshem

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›