E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Suedia kunder rishikimit te Lisbones

Luksemburg

Britania e Madhe dhe Suedia jane nje pjese e vendeve qe kane paralajmeruar dje Francen dhe Gjermanine qe te mos ndryshojne traktatet e Bashkimit Europian ne nje tentative per te futur ne fuqi rregulla te reja te disiplinimit te buxhetit.

Presidenti francez Sarkozi dhe kancelarja gjermane Merkel bene te ditur te henen se ishte shume i nevojshem nje rishikim i Traktatit te Lisbones ne menyre qe te futej ne eurozone nje mekanizem i perhershem i shpetimit financiar te cilit do ti bashkengjiteshin dhe sanksione te renda per vendet qe do te kryenin mekate financiare. Ne do te shohim nga afer se cfare konkretisht eshte propozuar por si Kryeminister i Britanise se Madhe nuk do te mbeshtes asgje qe perfshin ose nenkupton nje transferim te pushtetit nga Parlamenti Britanik ne Bruksel ka deklaruar Kryeministri anglez permes nje zedhenesi te tij nje dite me pare.

Edhe ministri suedez i Financave Anders Borg ka qene i ashper ne reagimin e tij ndaj sipermarrjes se mundshme te Frances dhe Gjermanise duke deklaruar per shtypin gjerman se Gjermania eshte duke vepruar ne interesin e vet ne lidhje me Francen. Ne do te tregojme se per te bere ndryshimet qe ata kerkojne do te jete shume shume e veshtire ka vazhduar ministri suedez i Financave.

Ministrat e Financave te Bashkimit Europian kane rene dakord qe te rishikojne versionin e propozimit te Komisionit Europian per te shtrenguar rregullat e buxhetit te vendeve qe jane pjese e eurozones duke mbajtur njeherazi edhe paketen e sanksioneve te mundshme per vendet qe vazhdojne te thellojne deficitin e tyre buxhetor.

Kjo marreveshje e cila duhet qe te zbatohet ne nje takim te Bashkimit Europian qe do te organizohet me 28-29 tetor eshte arritur mbi bazen e nje kompromisi te meparshem mes Berlinit dhe Parisit nje kompromis qe u la nje shije shume te keqe aleateve gjermane. Nje prej tyre eshte dhe Suedia. Pervoja e Europes ka qene e tille qe kur Gjermania ka braktisur pozicionin e saj dhe ka shkuar ne zonen e disiplines fiskale kjo ka krijuar shume probleme ka deklaruar ministri i Financave suedez. Edhe per ministrin e Financave te Estonise Jurgen Ligi shqetesimi ishte i madh ne lidhje me ndryshimin e befte te pozicionit te vendeve qe konsiderohen si fuqi te medha. Ndersa ministri i Finlandes deklaroi se Gjermania ka qene pjese e nje grupi vendesh qe ishin pro marrjes se shtrengimeve ne shpenzime dhe me pas u bashkua me francezet te cilet ishin per masa me te buta ne kete drejtim.

Kundershtia e Britanise ka qene e dukshme si vendi qe nuk eshte pjese e monedhes euro dhe qe nuk kerkon te preket nga rregullat e reja disiplinore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›