E Shtunë, 31 Tetor 2026

France, vidhen 450 mije euro mall ne bagazhe

Ne aeroportin “Charles de Gaulle” te Parisit jane ndaluar 12 punonjes qe merreshin me perkujdesjen e bagazheve. Ata akuzohen se kane vjedhur objekte ne valixhet e tanzitit me nje vlere 450 mije euro.

Sipas autoriteteve aeroportuale vendase, behet fjale per "operacionin me te rendesishem ne neutralizimin e nje rrjeti te bagazheve te te tilla permasave, qe prej 2004-es".

Te ndaluarit dyshohet se kane vjedhur kompjutere, videokamera, Ipod, Iphone, perfume, bizhuteri dhe sende te tjera me vlere. Mallrat e vjedhura jane gjetur ne banesat e tyre dhe jane sekuestruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›