Obama, nis më 31 mars turin e Evropës
Ekonomia botërore në vështirësi dhe përpjekjet për gjetjen e një strategjie të re për Afganistanin do të mbizotërojnë udhëtimin e parë në Europë të Barak Obamës si President i SHBA-së. Obama do të niset më 31 mars për turin në Europë, i cili përfshin takimin në Londër mbi krizën ekonomike globale si atë të NATO-s në kufirin midis Francës dhe Gjermanisë. Gjatë fushatës presidenciale, Barak Obama zhvilloi një prej takimeve më të mëdha elektorale në kryeqytetin gjerman Berlin. Ai foli rreth një epoke të re në marrëdhëniet ndër Atlantike. Gjatë këtij udhëtimi, europianët do të shohin nëse presidenti Obama mund t'i kthejë fjalët në vepra. Takimi ekonomik i Londrës i 20 ekonomive më të mëdha të botës do të jetë mundësia e parë e Obamës. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Xhorxh W. Bush, presidenti Obama është shumë popullor mes europianëve. Mbështetja për luftën në Afganistan do të jenë një çështje me shumë përparësi për presidentin në takimin e NATO-s. Pikërisht në këtë çështje mund të ketë përplasje midis mbështetjes së europianëve për Barak Obamën dhe kundërshtimi i tyre për luftën. Zëvendëspresidenti Xho Bajden dhe Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton e kanë vizituar tashmë në Europë. Ndërkohë, kryeministri britanik, Gordon Braun, është i vetmi udhëheqës europian që ka zhvilluar bisedime zyrtare me presidentin Obama që kur ai filloi nga detyra.