Françesko Toti jashtë fushave për dy muaj
Romë - Kapiteni i Romës, Françesko Toti, do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për dy muaj pas një dëmtimi në ndeshjen e fundit kundër Katanias. Kapiteni verdhekuq u dëmtua sërish në gjurin e djathtë, dëmtim ky që mund ta lërë jashtë edhe në ndeshjet kundër Arsenalit për Ligën e Kampioneve.
Sky Sport Italia njoftoi sot se Toti nuk do të jetë në dispozicion të Spaletit për dy muaj. Me këtë dëmtim, veç Arsenalit, kapiteni nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen kundër Milanit për Serinë A.
Corriere dello Sport publikoi sot se kapiteni verdhekuq do të rikthehet më shejt në fushë, gjë që mund të ndodhë për një muaj. Mëgjithëkëtë, klubi roman në raportin e tij thotë se Totit do t’i duhen të paktën 55 ditë për të qenë i gatshëm për ekipin.
Kohët e fundit Françesko Toti ka vuajtur shumë si pasojë e dëmtimeve, gjë që ka ndikuar edhe në ecurinë e ekipit të tij. Ai ka dhënë, dhe vazhdon të japë, një kontribut të pashlyer në karrierën për skuadrën e Romës.