E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superfuqia e vetmuar

Prania ekonomike e Kinës është e mirëpritur nga shumë qeveri në Afrikë. Shtetet e Europës e konsiderojnë Kinën si partner strategjik dhe Kina ka vendosur lidhje me ekonomitë e reja të fuqishme, të cilat po dalin në sipërfaqe, si me Turqinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut. Megjithatë, përjashtuar këtu Pakistanin, i cili varët nga asistenca ekonomike dhe ushtarake e Kinës dhe të cilin vend Pekini e mbështet kryesisht si kundërpeshë ndaj Indisë, Kina ka një mungesë shokuese të aleatëve të vërtetë.

Vizitorët e rrallë të huaj në Kinë, gjatë periudhës së revolucionit kulturor, shpesh kanë parë pankartën e madhe në aeroport, në të cilin mund të lexohej mbishkrimi:”Kemi miq në të gjitha anët e botës”.

Në të vërtetë, Kina Maoiste-një shtet i parehatshëm, i cili eksportonte revolucione dhe konflikte të armatosura në tërë botën dhe që ishte armik i përbetuar i Perëndimit dhe ish-bllokut sovjetik-ishte tejet e izoluar. Kishte miqësi me vetëm disa shtete, siç ishin Rumania e Caushescut dhe Kamboxha e Pol Potit. Për disa vite të errëta me radhë, miku i vetëm i vërtetë i Kinës në botë ishte Shqipëria e vogël.

40 vjet më vonë, Pekini më i fuqishëm dhe i mbushur me vetëbesim ka shumë më tepër miq. Prania ekonomike e Kinës është e mirëpritur nga shumë qeveri në Afrikë. Shtetet e Europës e konsiderojnë Kinën si partner strategjik dhe Kina ka vendosur lidhje me ekonomitë e reja të fuqishme, të cilat po dalin në sipërfaqe, si me Turqinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut. Megjithatë, përjashtuar këtu Pakistanin, i cili varët nga asistenca ekonomike dhe ushtarake e Kinës dhe të cilin vend Pekini e mbështet kryesisht si kundërpeshë ndaj Indisë, Kina ka një mungesë shokuese të aleatëve të vërtetë.

Aleancat e vërteta strategjike apo miqësia nuk janë gjëra që mund të blihen. Ato bazojnë në interesat e përbashkëta të sigurisë, të forcuara me vlera të ngjashme ideologjike dhe me besim. Dhe Kina do të mbetet pa aleatë strategjikë, të cilët do të varën nga ky vend, për shkak të tre faktorëve, të cilët ndërlidhen mes vete: gjeografisë, ideologjisë dhe politikës.

Kina shtrihet në një prej rajoneve më të ashpra gjeopolitike në botë. Ndan kufijtë me Japoninë, Indinë dhe Rusinë, tri fuqi të cilat kanë luftuar me Kinën në shekullin e 20-të. Kina ka mosmarrëveshje territoriale me Japoninë dhe Indinë, ndërsa Rusia frikësohet nga turmat e kinezëve, të cilët mund të mbushin Lindjen e Largët kryesisht të papopulluar të Rusisë.

Në juglindje shtrihet Vietnami, vend ky i cili jo vetëm që ka luftuar kundër Kinës në të kaluarën, por i cili edhe tani po përgatitet për një garë me Pekinin, në lidhje me ujërat e kontestuara në Detin jugor kinez. Dhe përtej Detit të Verdhë gjendet Koreja e Jugut, historikisht një protektorat i perandorisë kineze, por tani aleate e vendosur e SHBA-së.

Në anën tjetër, Kina mund të jetë patroni i Koresë së Veriut, por këto dy vende nuk pëlqejnë aspak njëra-tjetrën. Frika e Kinës nga ribashkimi mes dy Koreve po e nxit Pekinin që të dërgojë ndihma masive në Phenian.

Nga të gjithë fqinjët, vetëm Pakistani i ka shërbyer më të vërtetë Kinës në fushën e sigurisë. Por me trazirat e brendshme, të cilat po e dobësojnë Pakistanin, po zbehën edhe përfitimet e Pekinit nga ky partneritet.

Zgjerimi i lidhjeve tregtare dhe të sigurisë me autokracitë e Azisë Qendrore po përballet tani me konkurrencën e Rusisë dhe të SHBA-së.

Edhe sistemi njëpartiak i Kinës kufizon seriozisht listën e kandidatëve, të cilët do të mund të rekrutoheshin në orbitën e Pekinit.

Demokracitë e zgjedhura sot përbëjnë rreth 60 për qind të të gjitha shteteve në botë, duke e zvogëluar kështu dukshëm numrin e aleatëve potencial politik për Kinën, numër ky që ishte shumë më i madh në vitet e 60-ta dhe të 70-ta.

Sot, lidhjet e Kinës gjatë Luftës së Ftohtë me Rumaninë dhe Shqipërinë janë shembur. Edhe përkundër faktit se demokracitë në këto dy vende ende nuk janë të qëndrueshme, udhëheqësit e Rumanisë dhe Shqipërisë e kanë kuptuar se rreshtimi përkrah Kinës do të dëmtojë gjasat e tyre për të qenë pjesë e Perëndimit.

Kina ka në dispozicion disa shtete, me të cilat ka marrëdhënie të vërteta miqësore, siç janë Venezuela e Hugo Cavezit, Zimbabve e Robert Mugabes dhe Kuba e Castros.

Por janë këto shtete, të cilat kryesohen nga manipulues të aftë të fuqive të mëdha. Përveç qasjes në burimet natyrore dhe mbështetjes në OKB, marrëdhëniet e mira me këto shtete kanë vlerë të vogël për Pekinin. Udhëheqësit e këtyre shteteve janë të moshuar dhe të sëmurë. Nëse këta udhëheqës zëvendësohen me udhëheqës të ri dhe me orientim demokratik, atëherë mund të ftohen edhe marrëdhëniet e këtyre shteteve me Kinën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›