E Hënë, 2 Nëntor 2026

Francezët shkatërruan dy baza të ekstremistëve islamikë në Mali

Aeroplanët luftarakë të Francës kanë shkatërruar dy baza të islamikëve në rajonin Gao, në veri të vendit, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP, duke iu referuar burimeve ushtarake dhe të sigurisë.

Sulmet e kryera gjatë natës ishin të orientuara drejt bazës së ekstremistëve në Ansong, rreth 100 kilometra nga kufiri me Nigerin, dhe në fshatin e afërt Seina Sonrai.

Burimet në shtetin fqinj Niger konfirmuar lajmin për sulmet dhe për “shkatërrimin e dy bazave kryesore të islamikëve”, të rezervave të karburantit dhe të armatimit.

Në ndërkohë mi 2 000 ushtarë të Çadit dhe 500 të Nigerit janë dërguar në pozicione afër kufirit me Malin, në mënyrë që të hapin front të ri kundër islamikëve, që momentalisht udhëhiqet nga Franca.

Franca deri tash ka dërguar në Mali 2 300 ushtarë, ndërsa Italia, Gjermania, Belgjika, Kanadaja, Holanda, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanë dhe helikopterë të vet për transportimin e ushtarëve francezë dhe atyre afrikanë. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›