Messi, nata me Kupën: e çoi në dhomën e tij

Mbrëmë Leo Messi-n e zuri gjumi me Kupën e Botës në tavolinën e tij. Në fakt, kapiteni i Argjentinës e mori trofeun në dhomën e tij dhe e postoi në Instagram në orët e vona të natës. Fitoi Botërorin si protagonist, si Lojtari më i Mirë i Turneut, 35-vjeçari nuk donte të ndahej nga Kupa që kishte ëndërruar prej vitesh.